Lokale - eSIMy

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është mishërim i demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit, vlera këto mbi të cilit tha se bazohet Këshilli i Europës.

“Këto janë tri vlerat mbi të cilat bazohet Këshilli i Evropës. Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se sot, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa tash kjo çështje varet nga votimi i Komitetit të Ministrave.