Presidentja, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 11 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e shkel ligjin ndërkombëtar.

Osmani ka shkruar se është koha që shtetet ta njohin realitetin e pakthyeshëm, pavarësinë e Kosovës.

“11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkel ligjin ndërkombëtar. Koha që shtetet që nuk e kanë bërë ende ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”, ka shkruar Osmani në Twitter.