Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sot ka mbajtur një fjalim në ceremoninë solemne të shënimit të 50 vjetorit të Universitetit të Prishtinës.
Osmani tha se është e pamundshme jetësimi i një shteti të zhvilluar ekonomikisht pa pasë një arsim cilësor, prandaj tha se kjo fushë përveç që do të jetë prioritet nacional – do të ketë edhe ndarje më të mëdha buxhetore, njofton Klan Kosova.
“Për këtë qëllim institucionet e Kosovës arsimin e kanë shndërruar në prioritet nacional, të integruar në rrjedha europiane, sepse si çdo vend që është zhvilluar sepse s’mund të arrijmë të kemi një shtet të zhvilluar në arsim mbi të gjitha”.
“Kam pasë mundësinë t’i prekë ndryshimet dhe t’i njohë sfidat që ka kaluar Universiteti ynë. Dua prandaj t’ju siguri që përkushtimi ynë do të jetë i tillë që nuk e keni parë më herët. Një sistem arsimi që formon kushte për universitet cilësor. Institucionet tona tashmë kanë vendosur që arsimi të jetë prioritet themelor”.
Në fjalimin e saj, Osmani tha se është krenari që sot në këtë post kremton 50 vjetorin e institucionit ku kaloi dy dekada.
“Krenari të jem në mesin tuaj dhe kolegëve të mi gati për gati dy dekadash. Alma mater ne sot kremtojmë 50 vjetorin e jetës dhe rritës së Universitetit të Prishtinës. Për historinë e popujve ndoshta janë shumë, por për një institucion nismëtar të arsimit të lartë, të parit në vend dhe të dytit në trojet shqiptare, është shumë”.
“Përkushtim i rilindësve për 50 vjet të jetesës së një institucioni e ka bartur barrën e rëndë për të nxjerrë kuadro të arsimuar. Në këtë ditë të shënuar për UP-në dhe gjithë popujt e Kosovës, nderojmë themeluesit dhe anëtarët e parë, që në një kohë të pakohë janë përkushtuar duke hapur shtigje drejt arsimit më të mirë, mendimit kritik dhe gjykimit të lirë”.
Osmani tha se suksesi i studentëve kosovarë jashtë Kosovës krijon emocione të forta te ajo që i përngjajnë atyre të deklaratës së pavarësisë.
“Kur flas për punën time në UP dhe të arriturat tona në këto 20 vjet, të arriturën e studentëve tonë ku në mesin e 400 universiteteve të botës dolën finalistë, gjithnjë e krahasoj me momentin e shpalljes së pavarësisë. Gëzimi ndoshta nuk krahasohet me Deklaratën e Pavarësisë, por është i përafërt kur shohim një mund kaq të madh”.
“Shtëpia nuk mbahet pa miq, sot kur i kemi nga rajoni e bota, falënderoj shumë universitete si atë të Grazit, Duisburgut, të Chikagos e shumë të tjerë. Ata i pranuan jo vetëm diplomat tona, por i hapnin dyert e tyre studentëve tonë në një kohë kur i rrezikohej jeta në Kosovës. I hapnin dyert atyre studentëve që përmes dijes synonin lirinë e shtetit tonë”.
Osmani gjithashtu tha se edhe në UP roli i grave duhet rritur dhe jo vetëm në rangime, por edhe në suksese të tyre.






