Policia e Kosovës njofton se njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë kontrolluar disa lokale, në Klinë nën dyshimin se në të njëjtat zhvillohet veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
Sipas raportit policor lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.