Të enjten duke filluar nga ora 12:00, qytetarët do të protesotjnë për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i cili ishte nismëtar i kësaj iniciative.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë thirrjen për protestë që është bërë në një grup në këtë rrjet social.

“Pasi që shumicës në grup iu përshtat ora 12:00 për të protestuar të enjten, ashtu e lamë! Pra të enjten protestojmë në mynyrë paqësore para Kuvendit të Kosovës, dhe ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të votojnë Projektligjin për tërheqje 30 % të Trustit! Shpërndaje”, thuhet në njoftim.