“1000 ditët e para të jetës janë më të rëndësishmet për fëmijët”, ishte motoja e Organizatës ‘Balkan Sunflower Kosova’, në një aktivitet të mbajtur në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Kjo organizatë ka bërë thirrje tek prindërit që t’i mbrojnë fëmijët e tyre nga sëmundjet.
‘Balkan Sunflower Kosova’, është organizatë që mbështetet nga ‘UNICEF’ dhe Qeveria e Luksenburgut, dhe është duke e zhvilluar një fushatë për imunizim të fëmijëve, që zhvillohet në 14 komuna të Kosovës – përfshirë Podujevën.
Në javën botërore të imunizimit kjo organizatë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kanë shijuar e imunizimit.
Po ashtu edhe në Komunë të Podujevës ka pasur marshime me mesazhe për vetëdijësim dhe ndërgjegjësim të prindërve, ku kanë shpërndarë broshura për mënyrën se si duhet të imunizohen fëmijët.







