Pas dy viteve përgatitje, Facebook ka njoftuar se nga tani përdoruesit mund të shkëmbejnë porosi mes Instagramit dhe Messengerit.

Instagram – Messenger prej tani do të integrohen dhe të bisedojnë nëpër grupe, transmeton Telegrafi.

Në Messenger tani do të mund të shihni kontaktet në Instagram dhe përmes Messengerit do të mund të shkëmbeni porosi, pa pasur nevojë për shkëmbim aplikacionesh.

Përmes Messengerit do të mund të lidheni me kontaktet në Instagram dhe të organizoni dhe të lidhni kontaktet e juaja në grup, me të cilët mund të shkëmbeni porosi.

Facebook këtë funksion e ka lëshuar për përdorim më 1 tetor, dhe me azhurnimin e aplikacioneve mund të përdorni funksionet e reja në dy aplikacionet.