Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka postuar një fotografi nga vizita në Uashington.

Pak më parë edhe Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tregoi për vizitën atje.

Bëhet fjalë për një program që është instrumenti kryesor i shkëmbimit profesional i Departamentit të Shtetit.

“Programi është mundësi e veçantë për njohje e takime si në Departamentin e Shtetit, Mbrojtjes në Senat dhe Kongres dhe vizita në disa shtete”, ka shkruar Tahiri në Facebook, të dielën.

“Programet e vizitave të tilla kultivojnë marrëdhënie të qëndrueshme me shtetin mik ShBA-në. Takimet profesionale në këtë program gërshetojnë interesat profesionale të pjesëmarrësve dhe mbështesin qëllimet e politikës së jashtme të ShBA-së”, ka vazhduar ai.

“Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin e mirënjohjen për Ambasadën dhe Qeverinë Amerikane, për mundësinë që na është ofruar përmes programit”.

“Partneriteti dhe miqësia me ShBA-të janë të shenjta dhe esenciale për avancimin e mëtejmë të vendit tone”, mbaron postimi i Tahirit në Facebook.