Operatori publik postar i Serbisë mban të uzurpuara 19 prona të Postës së Kosovës. Mbi këto prona Posta nuk ka kontroll dhe nuk realizon përfitime ekonomike prej tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Trembëdhjetë sosh janë regjistruar në sistemin e kontabilitetit në vlerë prej 264 mijë e 540 eurosh, duke mbivlerësuar pasurinë e paraqitur në pasqyrën financiare të kësaj ndërmarrjeje publike.

Kjo ndërmarrje nuk ka kontroll as për gjashtë apartamente banesore në Prishtinë dhe nuk realizon përfitime ekonomike nga to.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, në raportin vjetor për këtë ndërmarrje, edhe pse ka opinion të kundërt (që nuk paraqet një pamje të drejtë në të gjitha aspektet materiale), si rezultat i moskontrollit mbi këto objekte, vlera e pasurive të paraqitura në pasqyrën e pozicionit financiar është mbivlerësuar për vlerën neto të këtyre pasurive për 114 mijë e 900 euro, si dhe zëri “shpenzimet e zhvlerësimit” në pasqyrën e fitimit/humbjes është mbivlerësuar për vlerën prej 19 mijë e 149 eurosh. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore