Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët doganorë dhe ato të ATK-së kanë ndërmarrë një operacion në tri qytete të Kosovës – Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj, ku kanë konfiskuar si prova materiale: automjete, para të gatshme, cigare pa banderola, mijëra litra vajra motorikë dhe produkte higjienike, kompjuterë, telefona dhe disa prova të tjera, për çka janë arrestuar 17 persona të dyshuar.






