Screenshot

Policia e Kosovës po vazhdon aksione me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.

Një person i arratisur nga drejtësia është kapur sot herët në mëngjes në Podujevë.

Në njoftimin e lëshuar për media, thuhet se në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestoj personin e kërkuar në Podujevë, i cili deri sot ishte në arrati.

“B. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej tri vitesh”, thuhet në njoftim.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera shtesë.