Majlinda Kelmendi është sportistja më e madhe që Kosova ka pasur ndonjëherë dhe pas titullit evropian në Minsk, është në kërkim të sukseseve të reja që do ta bënin një nga xhudistet më të mira në histori.
Por, për shumë sportistë të suksesshëm në sporte luftarake, stadi i ardhshëm për tu dëshmuar është MMA, gjegjësisht ndonjë kontratë e madhe me UFC, Bellator ose ndonjë promocion që bën biznes multi milionësh.
Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka në emisionin Click në RTV 21 tregoi për herë të parë se Majlinda Kelmendi kishte një ofertë për të luftuar në MMA, menjëherë pasi kishte fituar medalje ne artë në Lojërat Olimpike në Rio.
Mirëpo, Kuka pohoi se MMA-në e konsideron “sport brutal” dhe se “për nxënësit e mij nuk e dëshiroj, atë që nuk e dëshiroj për fëmijët e mij”, duke treguar që kjo kontratë ëhstë refuzuar edhe se fokusi vazhdon të jetë xhudo.