Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se Gjykata Speciale është tërësisht e pavarur dhe nuk funksionon në ndikime politike.

Në pyetjen e cila iu është drjetuar sot prej një nga qytetarët e Kosovës,për hapat e mëtejshëm rreth çështjes së speciales, O’Connell tha se ka rëndësi mjaft të madhe nëse deputetët mbajnë fjalën e tyre për të vazhduar me procesin e Dhomave të Specializuara, njofton Klan Kosova.

”Cdo viktime ne Kosove, shqiptar, serb, roma, ashkali, boshnjak apo prej ngado qe vine meritojne qasje ne drejtesi. Gjykata Speciale eshte pjese e ketij procesi. Nuk eshte pjesa e vetme e ketij procesi por eshte sidoqofte pjese e rendesishme. Kosova kur votoi per kete, dha fjalen e saj qe do mirret me akuza serioze. Eshte e rendesishme qe kjo fjale te mbahet. Jam i sigurte qe Gjykata Speciale eshte teresisht e pavarur dhe do veproje pa asnje ndikim politik”.