Lokale - eSIMy

Ani pse në fillim raportohej se objekti i djegur në Fushë Kosovë, është i njërën nga kompanitë e derivateve, për shkak të afërsisë që gjenden ato dhe rrëfimeve nga banorët e kësaj zone, duket se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, shkruan Llapi.info.

Objekti i djegur në Miradi të Fushë Kosovës, i përket Fabrikës së Pallomave “Fiona” dhe shkak për këtë zjarr dyshohet të jetë energjia elektrike.

Llapi.info ka biseduar privatisht me një banor të asaj zone, derisa ai thotë se objekti është i kësaj kompanie.

Po ashtu, tregon se brenda objektit në momentin kur shpërtheu zjarri ishin dy punëtore, të cilat fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime trupore.