Ekipi i kërkim-shpëtimit, ka nxjerrë një trup të pajetë në Durrës nga rrënojat.
Në Lagjen 18 në Durrës është nxjerrë nga rrënojat një trup i pajetë.
Siç raportojnë mediet shqiptare, dyshohet se në të njëjtën ndërtesë nën gërmadha kanë qenë tre persona.
Thuhet se dy janë nënë e bir dhe personi tjetër është vizitor në qytetin në Durrës.
Është ekipi i kërkim-shpëtimit nga Rumania që kanë bërë të mundur nxjerrjen e këtij trupi të pajetë.
Ndërsa ende nuk dihet identiteti i këtij trupi të pajetë.