Lokale - eSIMy

Nxënësja e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, Blearta Kodraliu, do ta përfaqësojë Kosovën në garat e matematikës që do të mbahen në Hungari, shkruan Llapi.info.

Siç ka njoftuar kumtesa komunale, Blearta Kodraliu do të përfaqësoje Kosovën në Hungari pas suksesit të shkëlqyeshëm në Garat Komunale dhe pastaj në Garat Republikane të Matematikës.

Më poshtë njoftimi i Komunës:

Nxënësja e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”- Podujevë, Blearta Kodraliu pas suksesit të shkëlqyeshëm në Garat Komunale dhe pastaj në Garat Republikane të Matematikës është perzgjedhur në ekipin e vajzave që do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Olimpiadën e 11-të Matematike Evropiane për Vajza- EGMO 2022, e cila këtë vit mbahet nën organizimin e shtetit të Hungarisë, prej datës 06.04.2022 deri më datën 12.04.2022, Kosova merr pjesë për herë të tretë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Blearta Kodraliu është nxënëse e klasës së 11 në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë.

Nxënëset që do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në EGMO 2022 janë:
1. Blearta Kodraliu
2. Yllkë Jashari
3. Marigona Mark
4. Dora Lubishtani

Komuna e Podujevës i uron suksese Bleartës dhe ekipit të Kosovës në EGMO 2022!
16.03.2022, Podujevë.