Policia e Kosovës ka konfiskuar dy thika në dy raste të ndara në rrugën “Xhemajl Mustafa” pranë shkollave të mesme në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thika është gjetur tek një nxënëse dhe një nxënësi, gjatë një plani operativ në shkolla.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë, 04.03.2022 – 14:00. Policia gjatë një pani operativ në shkolla, nga e dyshuara femër kosovare (nxënëse), ka konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë, 04.03.2022 – 14:00. Policia gjatë një pani operativ në shkolla, nga i dyshuari mashkull kosovar (nxënës), ka konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






