Lokale - eSIMy

Nxënës dhe profesorë të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, kanë bojkotuar orën e parë të mësimit duke protestuar në shenjë mospajtimi për suspendimin e profesorit të Gjuhës Angleze, Sabit Kopalla, raporton Llapi.info

Ky i fundit u suspendua dje me anë të një vendimi të marrë nga Drejtoria e Arsimit në Podujevë, pasiqë shihej duke e goditur një nxënës. Sipas pamjeve të siguruara ekskluzivisht nga Llapi.info shihet dhuna e ushtruar ndaj një nxënësi në shkollën “Ibrahim Rugova” ku gjenden tri paralele të gjimnazit.

Ndërsa, në video dhe fotografi të siguruara nga Llapi.info shihen nxënësit e mbledhur në objektin e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” duke protestuar kundër suspendimit të profesorit të tyre./Llapi.info