Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në Ditën Ndërkombëtare të personave me Sindromë Down, ka vizituar shkollën “Ibrahim Rugova”, në të cilën vijojnë mësimet disa prej nxënësve të prekur nga ky sindrom, raporton Llapi.info.

Bulliqi ka njoftuar se nxënësit llapjanë kanë mbledhur mbi 2500€ për fëmijët me këtë sindrom.

Shkrimi i plotë nga Shpejtim Bulliqi:

 

Në Ditën Ndërkombëtare të personave me Sindromë Down, kam vizituar shkollën “Ibrahim Rugova” në të cilën vijojnë mësimet disa prej nxënësve të prekur nga ky sindrom. Është e mrekullueshme nga ana e nxënësve të shkollave në Komunën e Podujevës, të cilët me shitjen e produkteve ushqimore kanë mbledhur mbi 2500 euro për organizatën që merret me këta fëmijë.

Motoja e këtij viti është “Ec me këpucat e mia” që bart mesazhin mbi sfidat dhe vështirësitë që përballen personat e prekur me Sindromën Down në Kosovë. Si shoqëri e si shtet kemi për obligim të punojmë më tepër që këtyre personave t’ju sigurojmë jetë të dinjitetshme dhe realizim të drejtave të tyre.

Çiltërsia dhe dashuria që ofrojnë këta persona është e përzemërt dhe shumë e sinqertë!

Jemi të ndryshëm, por të barabartë!