Pas katër muajsh me shkollat e mbyllura si pasojë e coronavirusit, nxënësit u kthyen në klasa me maska dhe u desh të kalonin nëpër kamera me rreze infra të kuqe për të zbuluar nëse kishin ethe të mundshme.
Nxënësit nga shkollat e mesme në Wuhan, qyteti kinez, ku mendohet se ka origjinën COVID-19, u kthyen në klasa të mërkurën me masa, duke përfshirë veshjen e maskave të fytyrës , detektorët e temperaturës dhe distancimin shoqëror, transmeton Telegrafi.
“Shkolla më në fund po fillon përsëri”, tha një nxënëse në rrjetin social Weibo.
“Jam shumë e lumtur që po kthehem në shkollë”, shtoi ajo.
Nxënësit ulen në tavolina individuale një metër larg njëri-tjetrit, përballë mësuesve të tyre të cilët i shohin për herë të parë që nga janari.
Rastet e deklaruara me coronavirus janë ulur ndjeshëm në Kinë javët e fundit, dhe vetëm dy infeksione u njoftuan këtë të mërkurë, dhe të dy me origjinë të huaj.
Në tre javët e fundit nuk ka pasur vdekje. Bilanci i përgjithshëm i të infektuarve është 82.883 raste me 4,633 vdekje.