Lokale - eSIMy

Gjatë ditës së djeshme, nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, kanë marrë iniciativë për të ndihmuar Shoqatën “Down Syndrome Kosova”, nga ku është mbledhur një shumë prej 1000€, shkruan Llapi.info.

“Ec me këpucët e mia”, titullohej ky organizim, ku nxënësit kishin sjellur ushqime nga shtëpia të cilat i shisnin në këtë organizim – nga ku paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë për fëmijët e prekur me Sindromin Down.

Pjesë e këtij organizimi, përveç nxënësve ishin edhe arsimtarët dhe menaxherët e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”.

Njoftimi i plotë i shkollës:

“EC ME KËPUCËT E MIA”

Rreth 1000 Euro nga nxenesit per shoqaten “Down Syndrome Kosova”

Keshilli i Nxenesve te Shkolles per nder te dites boterore te personave te prekur me Sindromin Down, ka organizuar aktivitetin per grumbullimin e mjeteve financiare duke shitur produkte te ndryshme ushqimore te cilat nxenesit i kishin sjellur nga shtepite e tyre si dhe kartolina te cilat ishin te pergatitura nga personat anetare te shoqates “Down Syndrome Kosova”.
Per organizimin nxenesit jane perkrahur nga psikologia e shkolles e cila gjithashtu ka mbajtur ligjerata per informimin dhe vetedijesimin e tyre qe te angazhohen gjithmone per integrimin dhe trajtimin e barabarte te personave te prekur me Sindromin Down.

Aktivitetit i jane pergjigjur pozitivisht edhe stafi i shkolles te cilet u sherbyen me ushqimet e pergatitura nga nxenesit.

“Bujari eshte t’i ndihmosh dikujt kur ai/ajo nuk te kerkon por ti e di se ka nevoje per ty”

Pergezime nxenesve per pergjegjesine, solidaritetin dhe humanitetin e treguar gjate ketij aktiviteti!