Lokale - eSIMy

Nxënësit e drejtimit të mjekësisë në kuadër të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini, në Podujevë, kanë bërë dje praktikë brenda Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, shkruan Llapi.info.

Në një njoftim të lëshuar nga faqja zyrtare e SHMLE “Isa Boletini”, falenderohet profesoresha Edona Shabani, për mundësimin e realizimit të kësaj praktike.

Sot nxënësit e shkollës sonë patën mundësin që ta bëjnë praktikën mjekësore brenda hapsirave të QKUK-së falë Profesoreshës së nderuar Edona Shabani!
Nxënësit vizituan të gjitha repartet në të cilat do të punojnë në të ardhmen!
Nxënësit u shprehën tepër të kënaqur nga kjo mundësi dhe shpresojnë që sërish do kenë mundësinë ta bëjnë një vizitë të tillë!
Falenderojmë profesoreshën Edona Shabani që na dha ketë mundësi dhe që është shembull për të gjithë profesorat në rajon dhe më gjerë!”, thuhet në njoftimin e shkollës.