Nxënësi i Shkollës së Mesme “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, Gani Ramadani ka ndërtuar maketën e urës së re mbi lumin Llap, njofton Llapi.info

Këtë vepër artistike të krijuar nga vet ai, sot ia ka dërguar kryetarit të Podujevës, Agim Veliu.

Fotografia e Agim Veliu

Me këtë rast Veliu me pranimin e kësaj dhurate ka thënë se qeverisja komunale do t’i ketë në prioritet për mbështetje nxënësit e dalluar.

Fotografia e Agim Veliu

“Sot pata kënaqësinë ta pres në zyren time Gani Ramadanin, që është nxënës në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë.

Nga ai pranova një dhuratë tepër të çmuar, maketën e urës së re mbi lumin Llap.

U nderova me këtë dhuratë, që është një vepër artistike e krijuar nga ky nxënës llapjan.

Gjatë bisedës, Ganiut i premtova se qeverisja komunale do t’i ketë prioritet për mbështetje nxënësit e dalluar dhe talentët në fusha të ndryshme”, ka shkruar Veliu në ‘Facebook’.

Më poshtë video: