Lokale - eSIMy

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Turqi është rritur në 125.963, me 1.594 të shëruar në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai gjithashtu informoi se në Turqi janë regjistruar 1.141 raste të reja dhe 28 të vdekur nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 162.120, kurse ai i viktimave në 4.489.

Ministri Koca gjithashtu tha se rritet numri i testeve dhe se zvogëlohet numri i rasteve të reja, duke shtuar se vazhdon rënia e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv dhe i atyre në intubim.