Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar më parë për një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info.

Si pasojë e përplasjes së tri veturave, kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Kështu ka deklaruar për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq  shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info.

Më poshtë pamjet: