Foto Ilustrim

Në rrugën “Qarkore”, në Gjilan një grua ka raportuar se dy persona të dyshuar kanë ardhur tek shtëpia e saj për të kërkuar djalin e saj, i cili sipas tyre, nuk e ka shlyer borxhin në bastore.

“Viktima me të dyshuarit është fjalosur dhe shtyrë fizikisht por nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes.