Energjia elektrike nuk po kursehet në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Në disa pjesë të kësaj komune, ndriçimi publik po vazhdon të jetë nën funksion edhe gjatë ditës.
Ndriçimi publik, në pikë të ditës, ka qenë sot i ndezur në fshatin Dumosh të kësaj komune.
Kështu kanë thënë banorë të këtij fshati, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info.
Ndryshe, ekzekutivi qendror ka bërë thirrje vazhdimisht që të kursehet energjia elektrike, pasi është paralajmëruar një dimër i rëndë sa i përket kësaj cështjeje./Llapi.info