Vjedhjet e rënda po vazhdojnë të jenë dukuri mjaft shqetësuese për qytetarët llapjanë, shkruan Llapi.info.
Një e tillë ka ndodhur në fshatin Peran të kësaj Komune. Vjedhja, për çudi, është kryer në pikën e ditë, rreth orës 17:00.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa nuk ishte në shtëpi, persona të panjohur, kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë me para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, derisa i njëjti është duke u hetuar nga njësitë relevante./Llapi.info






