Ka dështuar sërish votimi i Projekligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk ka kuorum për të votuar këtë projektligj.
Në sallë të pranishëm ishin vetëm 31 deputetë.
Ndryshe ky projektligj i iniciuar nga PDK-ja nuk po merr mbështetjen e LDK-së dhe Vetëvendosjes.