Dy vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në Prishtinë në vendin e njohur si “Xhamia e Llapit”.
Sot rreth orës 19:40 ka ndodhur një aksident në Prishtinë në vendin e njohur si “Xhamia e Llapit”, ku janë përfshirë dy vetura.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, në këtë aksident nuk ka ndonjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“ Në ora 19:40 ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy vetura. Fatmirësisht nuk ka të lënduar”, ka treguar Borovci për lajmi.net.
Ai po ashtu ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për ndriçimin e rastit dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.






