Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi thotë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për buxhetin, Thaçi akuzoi ish-opozitën për këtë situatë, transmeton Klankosova.tv.
“Me përgjegjësi të plotë, tashmë si kryetari i komunës së Obiliqit, shihemi në zgjedhje”, tha Thaçi.






