Disa rrugë të Podujevës kanë mbetur në terr edhe pse ka energji elektrike. Kjo pasi që, ndriçimi publik i vendosur para disa dite nuk po funksionon, shkruan Llapi.info
Banorët thonë se në rrugët “Rashit Ajvazi”, “Vilson” dhe rrugica tjerë që lidhen me rrugën kryesore “Qëndresa” që të çon për në fshatin Llapashticë, ndriçimi u vendos para një jave, por sonte nuk po funksionon.



Ata thonë se përveç rrugicave që nuk punojnë dritat, shkaku i tyre ka bërë që edhe një pjesë e rrugës kryesore të prishen dritat. Sipas tyre, në këtë rrugë vetëm tri prej tyre janë në ndriçim.

Ndërkohë, siç shihet edhe në fotot e siguruara në shtyllat janë të vendosura llampat, derisa vërehet se pothuajse e e tëra kjo pjesë është në terr.

Për banorët kjo është mjaft shqetësuese pasi nuk ka siguri. Ata thonë se ecin me frikë në lagjet e kësaj ane të cilat i ka mbuluar terri./Llapi.info






