Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar dje për shërbimet e reja që do të kryhen në poliklinikën specialistike në Podujevë.

Ai ka treguar për të gjitha shërbimet mjekësore që do të jepen në këtë poliklinikë, e që deri më tani nuk janë dhënë në institucionet publike shëndetësore në komunën tonë.

Shkrimi i plotë:

Sot ka kaluar propozim vendimi që i hap rrugë funksionalizimit të Poliklinikës Specialistike në Podujevë. 🏥🚑

Përmes këtij vendimi mundësohet që tash e tutje 7 mjekë specialistë (2 nefrologë, 1 gjinekolog, 1 anesteziolog, 1 neonatolog, 1 pulmolog, 1 ortoped) staf i mesëm (30 infermierë) dhe staf teknik mbështetës (10- 15 punonjës) do t’i ofrojnë shërbimet profesionale në objektin që është i destinuar për shërbime specialistike në afërsi të shkollës “Enver Maloku”. 🧑‍⚕️👨‍⚕️

I falënderoj asamblistët që mbështetën këtë propozim vendim! 👏

URIME TË GJITHË QYTETARËVE, VEÇANËRISHT PACIENTËVE! 🏥