Policia e Kosovës është duke vazhduar me shqiptimin e gjobave për qytetarët të cilët nuk respektojnë ligjin për pandeminë COVID-19.
Në 24-orët e fundit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 273 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar rregullat për virus, transmeton Telegrafi.
Për mos mbajtjen e maskës, qytetarët dënohen me gjobë prej 35 euro.
Policia e Kosovës para disa ditësh ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë shqiptuar mbi 50 mijë gjoba.
Ndryshe, në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 284 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 674.