Komisioni Evropian në Raportin e Progresit mbi procesin e integrimit evropian të Serbisë thekson se negociatat me këtë vend kanë përparuar dhe se janë hapur 12 kapituj, dy prej të cilave janë mbyllur përkohësisht.

“Shpejtësia e përgjithshme e progresit të Serbisë varet nga përparimi në fushën e reformave, në veçanti nga reforma më e shpejtë gjyqësore, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në mes tjerash në raport, transmeton Klan Kosova.