Austrian medics take care of two French patients infected with the novel coronavirus upon their arrival at Salzburg's airport to be treated at a hospital on April 1, 2020. - The patients arrived in a military helicopter from the north-eastern French city of Metz. (Photo by BARBARA GINDL / APA / AFP) / Austria OUT

Guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo, raportoi se kurba e vdekjeve dhe e pacientëve që po shtrihen në spitale po bie.

Megjithatë, ai shpjegoi se ende nuk ka ndonjë rënie të theksuar. Për të hequr mbylljen, tha ai, do të duhen më shumë teste, transmeton Telegrafi.

“758 njerëz vdiqën dje nga COVID-19. Ky është një numër që shpresoj ta shoh duke rënë, por duket se edhe kurba e numrit të vdekjeve po bie”, raportoi Andrew Cuomo, guvernatori i shtetit të Nju Jorkut.

Me këto të dhëna të reja, numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 9.385.

Guvernatori e krahasoi pandeminë COVID-19 me ngjarjen e 9/11. “Kjo është tragjedia më e madhe që po jetoj dhe ai tha se viktimat nga COVID-19 në Nju Jork janë tashmë tre herë më shumë sesa sulmet në Kullat Binjake”, u shpreh Cuomo.