Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës njofton se janë shtyrë afatet për aplikim në projektet: “Furnizim me pajisje për pemëtari” dhe “Furnizim me pajisje për shpezëtari”.

Afati i ri për aplikim është deri më 19 qershor 2025, në ora 16:00.

Të interesuarit ftohen që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit të caktuar. Për më shumë informata, qytetarët mund t’i drejtohen zyrave të Drejtorisë përkatëse në Komunën e Podujevës.