Njoftohen të gjithë tifozët se për ndeshjen e sotme me rëndësi të madhe për të rrëmbyer pozitën e liderit, ndaj SC Gjilani, në dispozicion të shikuesve do të jenë Sektori i Perëndimit dhe Sektori i Jugut, hyrjet e së cilëve janë nga Rruga “Besnik Restelica” apo më saktësisht prapa stadiumit, tek Interex. (shih hyrjet në fotografi).

Sektori i Veriut do jetë i rezervuar për spektaklin e Ultras Legjendave, ku biletat e këtij sektori janë të rezervuara eskluzivisht për tifozët tanë besnik.

Hyrja zyrtare nga SHME “Isa Boletini” do të jetë e hapur vetëm për personat zyrtar të ndeshjes dhe sponsorët e klubit të cilët janë të pajisur me kartela vjetore.

Me qëllim të shmangies së tollovive, luteni që të vini më herët në stadium.

Ju presim në mbështetje të klubit të zemrës 🙌

Forca Llapi 🤍💙