Njoftim nga EKO Llapi
NJOFTIM PËR QYTETARËT
NPL “Eko-Llapi” Sh.A njofton qytetarët e Komunës së Podujevës se nga nesër, 03.11.2025, do të fillojë rivitalizimi i hapësirave të parkingut publik prapa ish-objektit të Komunës së Podujevës (përballë Stacionit të Policisë).
Lusim të gjithë qytetarët që përdorin këtë hapësirë parkimi, si dhe ata që aktualisht i kanë veturat e parkuara aty, që të lirojnë parkingun para fillimit të punimeve. Ky veprim është i domosdoshëm për zhvillimin e papenguar të aktiviteteve dhe për të shmangur çdo dëm të mundshëm material.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
NPL “Eko-Llapi” Sh.A
Në shërbim të qytetit dhe komunitetit tonë 🌿






