NJOFTIM
Të nderuar bashkëqytetarë,
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës do të filloj Rindërtimin e Kadastrit në zonat kadastrale, Dumnicë e Poshtme, Shajkoc, Llapashticë e Poshtme, dhe Llapashticë e Epërme.
Qëllimi i projektit është harmonizimi i gjendjes faktike në terren me të dhënat në Kadastër.
Përfitimet kryesore nga ky projekt janë:
• Zyrtarizimi i të drejtave pronësore jo kontestimore mbi pronat e paluajtshme, për rastet e trashëgimive
• Zyrtarizimi i shitblerjeve të kryera përmes marrëveshjes jo formale/gojore
• Realizimi i matjeve gjeodezike dhe përgatitja e dosjeve për proces të legalizimit.
Faza e parë e këtij projekti është takimi informues me banorët e zonës ku do të njoftoheni për:
• Planin e rindërtimit, dinamikën e realizimit dhe rëndësinë e tij,
• Obligimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Zyrës Kadastrale Komunale dhe Komunës
• Obligimet e Operatorit Ekonomik në zbatimin e planit të rindërtimit, dhe
• Të drejtat dhe obligimet e banorëve të Zonës Kadastrale në procesin e rindërtimit.
Të gjitha punët dhe aktivitetet në kuadër të këtij projekti do të kryhen PA PAGESË.