📢Thirrje publike
Hapet thirrja për aplikim për gratë nga zonat rurale të Komunës së Podujevës në kuadër të projektit AKWA, i zbatuar nga CARE International dhe financuar nga Land Vorarlberg. Projekti do të mbështesë deri në 14 përfituese me grante deri në 300 euro për dizajnin e vizualitetit dhe brendimin e agrobizneseve, duke përfshirë logon dhe materialet promovuese.
Të drejtë aplikimi kanë gratë 18–60 vjeç që merren ose synojnë të merren me agrobiznes. Afati për aplikim është deri më 31.03.2026, ora 15:00.







