Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamje nga ndërtimi i objektit të Qendrës Multifunksionale, shkruan Llapi.info.
Ky objekt do të jetë i madhësisë prej 1700 m2, me 6 salla të takimeve, hapësira me kapacitete të ndryshme për trajnime, zyre të administratës e terasën verore.
Shkrimi i plotë:
📍Qendra Multifunksionale po bëhet
🚧👷♂️👷Me ndërtimin e Qendrës Multifunksionale me një hapësirë prej 1700 m2, me 6 salla të takimeve, hapësira me kapacitete të ndryshme për trajnime, zyre të administratës e terasën verore, ky objekt do të bëhet pikë-takim për zhvillim të aktiviteteve kulturore e rinore në komunën tonë që aq shumë kanë munguar. 🖼️🎦
Vazhdojmë me punë të mëdha e të mbara për zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës sonë! ✅






