Prof. Dr. Fetah Podvorica anëtar i Bordit Drejtues Profesional të shkollës NYSS.
Ai është me prejardhje nga Podujeva.
Fetah Podvorica është profesor i rregullt në Departamentin e Kimisë, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, në Universitetit e Prishtinës dhe profesor vizitor në Universitetin e Paris Cité në Francë. Ai është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave, Arteve dhe Letërsisë të Dijon-it, Francë si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar për Shkencë i Kosovës.
Profesor Podvorica ka botuar deri më tani 48 punime shkencore në revista me faktorë ndikimi të indeksuara në platformat Web of Science dhe Scopus. Ai ka publikuar e prezentuar mbi 50 punime në formë të përmbledhjeve në kuadër të tubimeve të ndryshme shkencore me karakter ndërkombëtar.
Profesor Podvorica ka patentuar 2 zbulime lidhur me veshjen e sipërfaqes së metaleve me shtresa organike, njërin në Evropë dhe tjetrin në ShBA. Ai është editor i asocuar i revistës Chemistry Africa, botuesi Springer dhe anëtar i këshillit redaktues të revistës Electrochem.