Çdo person, në bazë të ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare dhe nëse nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim, raporton Gazeta Sinjali.

Nën dyshimet se ka kryer këtë vepër do të hetohet edhe një 20-vjeçar, i cili është kapur mbrëmë pas mesnate nga Njësia Speciale Operative në veri të Mitrovicës, me hiç më pak se 30 mijë euro ‘cash’, të padeklaruara.

I dyshuari M.R., u ndalua nga NJSO derisa po patrullonin në një pikë kontrolli në fshatin Bistricë, kur ndaluan të riun dhe e kapën në flagrancë me mijë euro.

Burimet nga Prokuroria thonë se të hollat iu gjetën të dyshuarit në veturën e tij, që u konfiskuan më pas nga zyrtarët policorë, teksa i njëjti është shoqëruar për në stacion policor.

Pas intervistimit nga hetuesit në lidhje me modeklarimin e parave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij dhe nisjen e hetimeve.