Lokale - eSIMy

Gani Geci ka njoftuar se vajza e tij, Marigona, më nuk do të jetë kandidate për deputete nga LDK.

Ai ka njoftuar se garës do t’i hyjë vëllai i tij, Fadil Geci.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq dhe simpatizantë të LDK-së dhe të Presidentit Rugova,
Pas konsultimeve të brendshme familjare dhe pas bisedimeve me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, si dhe me kryesinë e ngushtë të LDK-së, ju njoftojmë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen së shpejti, familjen Geci do ta përfaqësojë vëllai ynë, z. Fadil Geci, ish-deputet i LDK-së gjatë periudhës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në dy mandate nga viti 2001 deri në vitin 2007.

Gjithashtu, dega e LDK-së në Skenderaj do të riorganizohet nga z. Fadil Geci në të gjitha strukturat.
Vazhdojmë vetëm me LDK-në.