Komuna e Podujevës, në maj të vitit të kaluar, pati nisur procedurat e prokurimit për ndërtimin e parkingut nëntokësor, shkruan Llapi.info.

Mirëpo, në faqen zyrtare komunale, pak ditë më parë, ishte bërë e ditur se kjo procedurë është anuluar.

Sipas njoftimit për anulimin e procedurave të prokurimit, për këtë projekt kanë aplikuar dy operatorë ekonomikë.

“Të dy ofertuesit kanë bërë shkelje në projektin ideor apo konceptual duke vendosur sipërfaqen prej 978m2 të dedikuar për lokale afariste mbi sipërfaqen e tokës në lartësi mbi 4.0m duke mos respektuar kriteret e vlerësimit të cilat burojnë nga fizibiliteti i aprovuar dhe miratuar nga PPP”, thuhet në arsyetimin e anulimit.

Ndërkaq, komuna duket se do të nis së shpejti procedurat për tenderin e ri. Sipas njoftimit, takimi për hapjen e aplikacioneve do të mba het më më  12.03.2024 koha 14:30 zyra e prokurimit nr. 55.

“Komuna e Podujevës kërkon parashtrimin e deklaratave për kualifikim me qëllim të përzgjedhjes së operatorëve ekonomik dhe konzorciumeve të operatorëve ekonomik që posedojnë kapacitetet e duhura ligjore, teknike dhe financiare për të marrë pjesë në procedurën konkurruese të tenderit për projektimin, ndërtimin, financimin, operimin dhe bartjen e Parkingut Nëntokësor duke përfshirë por pa qenë e domosdoshme edhe objekte afariste (“Objekti”) në Lokacionin te Komuna e Re në Podujevë përmes Partneritetit-Publiko-Privat (‘PPP’)”.

Komuna i ka parashtruar disa kritere për operatorët që duan të marrin pjesë në tender.

Duke klikuar KËTU, mund t’i lexoni gjitha detajet./Llapi.info