Një i ri nga Shqipëria, ka prekur zemrat e çdo shqiptari pas një mesazhi shumë domethënës në profilin e tij në facebook.
Gjithçka që ka theksuar, i riu që në facebook ka emrin “Del Vina”, vjen pas tërmetit të fuqishëm që goditi dje Shqipërinë, e kur deri tash raportohen 24 të vdekur, transmeton Koha.net.
Më poshtë, mund të lexoni mesazhin e tij:
Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres që nga nesër punonjësit t’ia vënë vetë flakën. Kujt i hyn në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie?
Sot ra pika e prerjes së biletave në Kukës. Kujt i hyn në punë ajo biletë, kur Kosova sot pagoi abonenë e përjetshme?
Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i përjetshëm: “Kush qan me mua dhembjen time është unë.”
Sot ra Kushtetuta. Një ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi në luftë. Duhet Kushtetutë e re. Ajo ushtri nuk është më e huaj.
Sot ranë festimet e Ditës së Flamurit. Kuptuam që festa më e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me kë ndan dhembjen.
Ua kthefshim në gëzime!…Hmm…Në finalen e play off-it Kosovë-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do të ketë gëzim më të madh, edhe politik, se një Kosovë në Euro 2020.