Neymar mund të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi e kompletoi transferimin para dy vitesh nga Barcelona te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, por një tjetër brazilian mund ta thyente atë me lehtësi.
Një studim i sapo bërë nga ‘Play Ratings’, ka zbuluar se mënyra se si po shkon tregun i transferimeve, transferimi i Ronaldo Nazarios (Fenomenit) nga Barcelona te Interi, do të kushtonte rreth 433 milionë euro.
Legjenda braziliane konsiderohet edhe në këto ditë si lojtar shumë i talentuar dhe profesional, e që në krahasim me cilësitë e tij dhe të Neymarit, ai ka një përparësi të madhe.
Pasi i shënoi 47 gola në 49 paraqitje te skuadra katalunase, Ronaldo e kompletoi transferimin e tij në vititn 1997 te Nerazzurët për 28 milionë euro.
Ai e theu rekordin e transferimeve për herë të dytë në karrierën e tij, por krahasuar me shumat që ofrohen sot, ndoshta mund të duket edhe si shumë qesharake.
Për atë kohë, ajo shumë e paguar nga skuadra italiane cilësohej si e çmendur, mirëpo ai arriti të shpërthente në Giuseppe Meazza, duke shënuar 59 gola në 99 paraqitje.
Marrë parasysh karrierën e tij, studimi i Play Ratings bën të ditur se Ronaldo do të vlente dyfish më shumë se bashkëkombësi i tij që kaloi në Parkun e Princave.
Në listën e tyre janë edhe disa lojtarë të tjerë që do ta kalonin Neymarin, si Diego Maradona me transferimit te Napoli, e me shumën aktuale të tregut të transferimeve, do të ishte rreth 345 milionë euro.Lexo po ashtu:
Një tjetër lojtar që do të kishte vlerë të madhe në kohët e futbollit modern është edhe ish-kreu i UEFA-s, Michel Platini, i cili kaloi te Juventusi në vitin 1983, gjersa vlera e tij do të ishte 334 milionë euro.
Transferimi i Chrsitan Vierit te Interi do të kishte vlerën e 334 milionë euro, Marco van Basten me kalimin te Milani për 328 milionë euro, Gabriel Batistuta me largimin nga Fiorentina për te Roma për 281 milionë euro dhe befasisht transferimi i Gonzalo Higuainit nga Napoli te Juventusi sot do të vlente rreth 264 milionë euro. /Telegrafi/