Një vdekje tragjike ndodhi në pasditën e sotme në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Bëhet fjalë për Festim Isufi i cili ishte dizajner i njohur, me ç’rast ka reaguar edhe dizajnerja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova, e cila u shpreh me dhimbje pas lajmit për ndarjen nga jeta të Isufit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo ka ndarë një mesazh prekës për kolegun e saj:
“Një shpirt i ndjeshëm, një dizajner i talentuar dhe një njeri i mirë na la. Pusho në paqe, Festim.”
