Asnjë cent të vetëm nuk e harxhuan për fotografitë e fundvitit shkollor.
Kjo për faktin se fotografitë e bëra me telefon nuk po ua lëshojnë rrugën fotografive të bëra vite më parë, njofton Llapi.info.
Kështu kanë vepruar nxënësit dhe mësuesit e shkollës fillore “Pavarësia” nga Sibofci i Podujevës. Ata përmes faqes zyrtare të shkollës kanë bërë të ditur se “këtë vit shkollor 2017/2018 kemi vendosë që mos të paguajmë asnjë cent për fotografi.”
“Këtë herë fotot i kemi bërë vet me smart phone!”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj shkolle./Llapi.info











